Ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të Maqedonisë, Sasho Mijalkov ka kërkuar nga Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, që ta tërheq vendimin për faljen e tij.
Sipas portalit maqedonas Telegraf.mk, Mijalkov tashmë ka kërkuar nga Presidenti Ivanov ta tërheqë vendimin për falje ndaj tij, dhe githqka që lidhet me emrin e tij, duke besuar në drejtësi dhe qëlliminin e mirë të kryetarit Ivanov.
Mihajllkov mes tjerash të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale Publike ndaj tij i ka cilësuar si hakmarrëse.
Sipas tij këto akuza të Prokurorisë Speciale Publike, nuk kanë bazë juridike.
Ndryshe, ish Drejtori I DSK-së Sasho Mijalkov së bashku me shumë bashkpartiak të tij nga rradhët e OBRM-PDUKM në mënyre joligjore u falën nga presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov më 12 prill të këtij viti./Telegrafi/