Telegrafi

Mihrija pranoi dhuratë luksoze për Shën Valentin

Mihrija, në një intervistë për Zërin, ka pranuar se ka marrë një komplet superluksoz stolish Swarovski.

“Naimi gjithnjë më befason për festa të tilla. Në fakt Shën Valentini është më i veçuar, sepse ka të bëjë me dashurinë dhe i kushtohet pikërisht të dashuruarve”.

“Ai më befasoi kësaj radhe me një komplet Swarovski, ndërsa në mbrëmje darkuam bashkë në ambientin e ngrohtë familjar. Disa festa preferojmë që t’i kalojmë në shtëpi duke qëndruar më afër njeri-tjetrit dhe në këtë rast është kjo festë e cila na sjell shumë dashuri”, është shprehur Mihrija.

Ajo shtoi se Naimit i ka dhuruar një kravatë (kollare) dhe një komplet "butona" të këmishave. /Telegrafi/