Telegrafi

Mihrija, duet me djalin e saj

Gjatë programeve festive të fundvitit, Mihrija u paraqit në skenë me një duet të ri, ku këtë radhë kishte zgjedhur djalin e saj.

Kënga e titulluar “Fama” u mirëprit mjaft mirë nga publiku dhe nga fansat e saj, gjë që e ka shtyrë këngëtaren të mendojë ta realizojë edhe në klip.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Express” këngëtarja ka treguar se kënga është pëlqyer shumë edhe nga Platori, i cili edhe pse ka pasur ndërmend të kyçet në muzikë tash, nuk ka mundur t’i rezistojë bashkëpunimit me nënën e tij.

Kënga “Fama” është punuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida, ndërsa klipi do të fillojë të xhirohet gjatë shkurtit, edhe pse ende nuk është vendosur se me cilin produksion. /Telegrafi/