Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq, që njëherësh është edhe anëtare e kryesisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS), ka deklaruar se “përparimtarët” nuk do të nënshkruajnë pranimin e pavarësisë së Kosovës.
“Në radhë të parë kjo nuk është politikë e jona, por as nuk kërkohet nga ne ta nënshkruajmë njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Mihajloviq për gazetën serbe “Blic”, transmeton Telegrafi.
Sipas saj, ajo çka duhet të bëhet janë bisedimet me Kosovën dhe Serbia të forcohet ekonomikisht dhe të investohet në infrastrukturë dhe lidhjen rrugore me serbët në Kosovë.
“Në këtë aspekt autostrada Nish-Prishtinë është shumë e rëndësishme”, tha ajo.
Ndryshe, kryetar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) është kryeministri aktual dhe kandidati për president të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/