Aleksandar Mihajllovski, i cili është njëri nga inicuesit e reformave në OBRM-PDUKM, një një intervistë për Faktor, thotë se ka mundësi për zgjidhjen e shumë çështjeve, si në parti, poashtu edhe në dialogun politik në Maqedoni.
I pyetur për qëndrimin e tij për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Mihajllovski mbetet në argumentin politik në lidhje me ligjin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mua më pengon diskutimi në drejtimin se nëse mbështet ligjin je mik i shqiptarëve dhe nëse nuk e mbështet nuk je mik me shqiptarët. Ne duhet të ndërtojmë shoqëri homogjene, ku çdo njëri do ta ndjejë të veten”, tha Mihajllovski.
Ai gjithashtu foli edhe për procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë, ku tha se duhet të bëhet e qartë se identiteti nuk mund t’i ndryshohet askuj dhe se realiteti duhet të shihet ndryshe.