Aleksandar Mihajllovski, do të jetë nënkryetar i OBRM-PDUKM-së, dhe ky emërim duhet të bëhet deri në fund të këtij muaji (shkurt), pasi të kthehet delegacioni i lartë i kësaj partie nga mini-turneu nëpër Evropë.
Mihajlovski ka qenë një ndër kritikët më të mëdhenj të Nikolla Gruevskit si kryetar i kësaj partie. Nga protestat e tij dhe reagimet për mungesë demokracie në parti, ata krijuan edhe një grup jo-formal të quajtur ”Reformatorët e OBRM-PDUKM-së”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Për të përjavshmen ”Fokus” burime të partisë thonë se Komiteti ekzekutiv i partisë do të ketë edhe riemërime, edhe atë duke angazhuar intelektualë dhe profesorë universitarë. /Telegrafi/