Site icon Telegrafi

Mihajllovski: Në protesta është populli që ka ndjenja dhe dashuri ndaj vendit

Aktori, Toni Mihajllovski, i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Xid’ të TV Alfa ka theksuar se ajo çfarë ka ndodhur muajin e kaluar në Maqedoni është populli i cili ka mendimin e vet, përcjell Telegrafi.

‘Dalin qytetarët. Nuk them se të tjerët nuk janë pjesë e popullit dhe ata kanë mendimin e vet, por ndryshojnë nga mendimi i shumë tjerëve. Populli maqedonas është i vetëdijshëm, ka më shumë informacione, është zgjuar një ndjenjë për shtetin, origjinën, dashurinë ndaj vendit. Patriotizim është diçka e lashtë dhe ajo punon te populli maqedonas dhe do të eskaloj në më shumë sulme të shtetit’, ka thënë Mihajllovski, duke komentuar protestat e iniciativës qytetare ‘Për Maqedoni të përbashkët’, që janë duke protestuar rreth një muaj e tepër. /Telegrafi/

Exit mobile version