Site icon Telegrafi

Mihajlloski: “Freskimi” në OBRM-PDUKM është zhgënjim i madh për opinionin dhe anëtarët tjerë

“U lëkund mali, lindi miu”, kështu e komentoi Aleksandar Mihajlloski, njëri nga reformatorët brenda partisë OBRM-PDUKM, emrat e rinj që gjatë ditës së djeshme u vendosën në kryesi të kësaj partie.

Sipas tij, Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM-së punët i ka kryer pa shpallje për reformat themelore në parti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM-ja zgjodhi anëtarë të rinj në Komitetin Ekzekutiv, “Betmeni” pjesë e kryesisë së partisë

“Nikolla Gruevski kishte mundësi historike që në Komitetin Qendror të vendos rishikim dhe përmirësim të Deklaratës për demokratizim dhe modernizim të OBRM-PDUKM-së, si hyrje në një proces për ndryshime strukturale, ku partia do të tregonte vendosjen e saj drejt BE-së dhe NATO-s, dhe në zgjedhje do të futej më e fuqishme dhe më e bashkuar”, ka shkruar Mihajlloski në Facebook.

Sipas tij, “freskimi” i partisë me disa përjashtime është zhgënjim i madh, jo vetëm për anëtarët e partisë, por edhe për gjithë opinionin./Telegrafi/

Exit mobile version