Telegrafi

Mihajl Krasnoshchenkov, është emri i rusit i cili u arrestua sot në aksionin në veri

Forcat e Njësisë Speciale të Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të Mitrovicës, në mesin e dhjetëra personave të arrestuar kanë arrestuar edhe një shtetas rus.

Telegrafi mëson se shtetasi rus i arrestuar është Mihajl Krasnoshchenkov, i cili ishte kamufluar si diplomat dhe kishte tentuar të pengonte aksionin e policisë.

Krasnoshchenkov është punonjës i UNMIK-ut, dhe për arrestimin e tij Vuçiq ka deklaruar se ka informuar agjensionet ruse. /Telegrafi/