Site icon Telegrafi

Mihaela Angellova shpallet shkencëtarja e vitit në Maqedoni

Tridhjetëvjeçarja Mihaela Angellova, doktor i shkencave të bioinformatikës, e fitoi mirënjohjen “Shkencëtari i ri më i mirë” për vitin 2015 të cilën gjashtë vite me radhë e ndan presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Ajo është zgjedhur në thirrjen e hapur publike në të cilën për këtë mirënjohje për vitin 2015 janë paraqitur dhjetë shkencëtarë të rinj nga Maqedonia.

Presidenti Ivanov në ndarje theksoi si edhe çdo vit në thirrjet paraqiten shkencëtarë arritjet e të cilëve i shkaktojnë vështirësi komisionit i cili duhet ta zgjedhë më të mirin që do të jetë bartës i mirënjohjes. Jam i bindur, siç tha, se me zgjedhjen e shkencëtarit të ri më të mirë kontribuon drejt nxitjes së interesit për mendimin shkencor të të rinjve të Maqedonisë.

Mihaela Angellova (Vinicë, 1986) vitin e kaluar ka doktoruar në Fakultetin e Mjekësisë në Insburk, Austri, duke e marrë titullin doktor i shkencave të bioinformatikës, në temën “Imunogjeniteti i kancerit në zorrë të trashë”. Studimet universitare (2009) dhe pasuniversitare (2010) i ka përfunduar në Fakultetin e elektroteknikës dhe teknologjive informatike pranë UKM-së në Shkup, me sukses mesatar 9.95 dhe 9.88.
Qëllimi i çmimit “Shkencëtari i ri më i mirë” që e ndan Presidenti i Republikës së Maqedonisë është vlerësimi i arritjeve të shkencëtarëve të rinj të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version