Të dhënat e fundit nga Enti shtetëror për statistikë për migrimin e brendshëm tregojnë rritje të migrimit nga zonat rurale në ato urbane, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në vitin 2015, numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë migruar nga zonat rurale në qendrat urbane është rritur për 2%, krahasuar me vitin e kaluar.
Numri i njerëzve të migruar të moshës 15-29 është ulur për 2%, kurse i personat në moshë pune (30-64) është rritur për 9%.
“Në vitin 2015 ka vazhduar trendi i rritjes së migrimit nga çdo mjedis urban, sidomos drejt Shkupit, ku u zhvendos më shumë se gjysma e migrantëve të brendshëm. Bilanci i migrimit të jashtëm në Maqedoni në të kaluarën është pozitiv për shkak të rritjes së të huajve duke lëvizur në Republikën e Maqedonisë”, tha ESHS. /Telegrafi/