Site icon Telegrafi

Migrimi nga fshati në qytet në Maqedoni, më së shumti prek gjininë femërore

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) tregojnë se nga fshatrët më së shumti migrojnë femrat, të cilat partnerin e tyre të jetës e kërkojnë në qytet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përveç kurorës, motiv tjetër për migrim të femrave nga fshati në qytet, është edhe punësimi dhe çështjet familjare.

Sipas njohësve të këtyre çështjeve, pushteti nuk ka strategji për zhvillim rural, edhe pas angazhimeve deklarative. është i patjetërsueshëm një decentralizim radikal në nivel republikan, i investimeve, por edhe i jetës kulturore.

Një nga mundësitë për zhvillim rural është edhe formimi i qendrave rajonale të cilat do të mundësojnë zhvillim ekonomik, arsim, si edhe forma të ndryshme të jetës kulturore./Telgerafi/

Exit mobile version