Në margjina të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla dhe homologu i saj lituanez Gabrielius Landsbergis nënshkruan marrëveshje për evitimin e migrimit ilegal përmes ri-pranimit të personave që qëndrojnë pa autorizim në vendet përkatëse.
Gjatë takimit, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin euroatlantik.
Ndryshe, Kosova dhe Lituania kanë ndërtuar partneritet të fuqishëm në forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria, ekonomia dhe integrimet euroatlantike./kp/