Site icon Telegrafi

Migrena ndërlidhet me dëmtimet e trurit

Për revistën "Journal of the American Medical Association" kanë deklaruar se te femrat migrena shfaqet tri herë më shpesh në krahasim me meshkujt, se ato mund të kenë edhe probleme të tjera që vijnë si pasojë e kokëdhimbjes, si mundimet, vjell]n dhe ndjeshmëria në dritë. Te femrat që vuajnë nga migrena ekzistojnë dy gjasa më të mëdha që të ndodhë ndryshimi struktural apo dëmtimet që shfaqen si pasojë e qarkullimit jo të rregullt të gjakut në pjesë të caktuara të trurit.

Momentalisht ende nuk është vërtetuar dëmi për shëndetin e përgjithshëm që mund të shkaktojnë këto çrregullime. "Pacientët nuk duhet të jetojnë me dyshimet se secili sulm i migrenës dëmton trurin. Do të duhet ta dinë se volumi i ndryshimit është tejet i vogël. Nuk ka nevojë për ndryshimin e shërimit të pacientëve që vuajnë nga migrena", deklaron autori i studimit Marc C. Kruit.
/Telegrafi
 

Exit mobile version