Telegrafi

Migrena e rrezikshme për shtatzënat

Llogaritet se 26% e femrave në moshë reproduktive kanë migrenë, prandaj hulumtuesit pranë universitete amerikane, Wake Fores, North Carolina dhe Duke, kanë analizuar ndikimin e migrenës te shtatzënat.

Në këtë studim janë analizuar të dhënat e grumbulluara nga afër 34.000 femra, të cilat gjatë periudhës 2000-2003 ishin diagnostikuar me migrenë.

Rezultatet kanë treguar se femrat të cilat gjatë shtatzënisë kanë migrenë, janë 15 herë më të rrezikuara për të pësuar goditje në tru, pavarësisht se a kanë ose jo pre-eklampsi (rritja e shtypjes së gjakut gjatë shtatzënisë), e cila është një tjetër sëmundje që rrezikon goditjen në tru.