Telegrafi

Migrena dhe tromboza venoze

Në bazë të një studimi italian, është vërejtur se 19% participantëve të cilët kishin migrenë më vonë kanë zhvilluar trombozë venoze.

Autorët e studimit kanë pohuar se kjo është arsyeja pse njerëzit të cilët kanë migrenë janë të prirë që më shpesh të kenë sulm në tru, si pasojë e problemeve me qarkullimin e gjakut.

Gjatë këtij studimi është përdorur ultrazëri me rezolucion të madh, i cili ka dhënë rezultatet të cilët e mbështesin teorinë e rrezikut për trombozë venozë nga personat të cilët vuajnë nga migrena.

Llogaritet se 10% e numrit të përgjithshëm të njerëzve vuajnë nga kokëdhimbja specifike, e quajtur migrenë, kryesisht femrat.