Telegrafi

Migrantët në kufi, Spanja nxjerr ushtrinë

Spanja ka dërguar ushtrinë e saj në kufirin me Marokun ndërsa mijëra marokenë tentojnë të futen në Evropë për të dytën ditë me radhë, pasi Rabati liroi kontrollet kufitare në një përplasje diplomatike.

Sipas Zërit të Amerikës, përcjell Telegrafi, janë shfaqur skena dramatike të ushtarëve që mbajnë fëmijë në krahë dhe personel të Kryqit të Kuq duke ndihmuar migrantët që po dilnin nga uji duke u dridhur dhe të rraskapitur.

Spanja tha se rreth 6000 njerëz kishin kaluar kufirin në qytetin Ceuta (enklavë spanjolle).

Lexo po ashtu Rreth 6,000 migrantë nga Maroku mbërrijnë në Spanjë

Po ashtu pati dhe përleshje mes migrantëve dhe forcave të sigurisë.

Fluksi i papritur i migrantëve ka thelluar mosmarrëveshjen diplomatike midis Rabatit dhe Madridit pasi Spanja vendosi të lejojë trajtim mjekësor për udhëheqësin e një grupi që lufton Marokun për pavarësinë e Saharasë Perëndimore. /Telegrafi/