Site icon Telegrafi

Migrantët marokenë në Seuta – djaloshi përdori shishet plastike për të notuar

Një djalë që përdori shishe plastike për të notuar ka mbërritur në territorin spanjoll të Afrikës veriore të Seutas, pasi notoi përtej kufirit Spanjë-Marok.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, fëmija u pa në ujë nga ushtarët në plazhin El Tarajal, përpara se të përpiqej të ngjitej në mur të qytetit.

Përpjekja për migrim vjen derisa rreth 8,000 njerëz – përfshirë 2,000 të mitur – arritën në territorin spanjoll ditëve të fundit para se shumica të ktheheshin prapa.

Spanja ka akuzuar Marokun për mosrespektim ndaj Bashkimit Evropian, si dhe duke rrezikuar jetën e fëmijëve dhe foshnjave. /Telegrafi/

Exit mobile version