Site icon Telegrafi

Migos: Ne jemi grupi më i madh në histori

The Beatles? Wu – Tang Clan? Rolling Stones? N.W.A? Offset thotë se Migos kanë tejkaluar grupet tjera muzikore në histori me publikimin e albumit të ri, “Culture II”.

Gjatë intervitës më të fundit me “Big Boy’s Neighborhood”, treshja mes Quavos, Offset dhe Takeoff ishin pyetur nëse besojnë se janë grupi më i mirë i hip hopit për momentin.

“Ne jemi grupi më i madh ndonjëherë. Në historinë e hip hopit, popoit dhe të gjitha zhanret sepse secili zhanër motivohet ose strukturohet muzikalisht vetëm prej nesh”, u shpreh Offset.

Ai sqaroi se “Culture II” është vazhdim i epokës së re.

“Është një album krejt ndryshe për dallim nga ai i pari”.

“Është muzikë tjetër. Erdhi me muzikë të re, ndaras nga albumi i parë “Culture”. Ne kemi sjellë gjë të re”, shtoi Offset.

Migos ishin të nominuar në disa kategori në Grammy Awards, por nuk fituan asnjë çmim. /Telegrafi/

Exit mobile version