Teksa një nga grupet më atraktive të kohës, Migos, po bëhen gati për lansimin e albumit “Culture II”, duket se grupi është bërë gati për çmimin më të mirë të hip hopit në Grammy për albumin e kaluar me të njëjtin titull të lansuar në vitin 2017.
Duke folur për Beats 1, treshja Quavo, Offset dhe Takeoff thanë se ata po e meritojnë çmimin e Best Hip Hop në Grammy para Jay Z (4:44) , Kendrick Lamar (Damn.), Rapsody (Lailas Wisdom) dhe Tyler the Creator (Flower Boy).
“Të gjithë po lansojnë albume, por mënyra se si bie në vend, ne e bëmë veten të jemi emra të pakontestueshëm. Ne kemi sjellë shumë veçanti që e bën albumin tonë një platformë më të mirë. Ju mund të lansoni thjeshtë një album, por i joni është ndryshe dhe puna e tregon këtë”, thekson Quavo.
Përkundër faktit se ata janë favoritë, Quavo ndjenë se grupi ka konkurrencën em adhe të Jay Z dhe Kendrick Lamar.
“Albumi i Jay Z është bisedë për këtë lojë në stilin OG, duke sjellë njohurinë e fituar nga fëmijëria, duke i mësuar si të udhëhiqen kompanitë si bossa. Kendrick vjen dhe flet për atë që ndodh në botë, duke e bërë albumin të tingëllojë mirë në klube. Këto janë albumet konkurruese tonat. Këta janë dy të mëdhenjtë kundër nesh”, u shpreh Quavo.
“Culture II” e ka pjesë të saj këngën “Motorsport” në të cilën këndojnë dhe janë në klip dy rivalet Cardi B dhe Nicki Minaj, por ato kurrë nuk u shaqën në të njëjtën skenë. Quavo thotë se ai ka tentuar t’i bëjë bashkë.
“Ne kemi tentuar ta krijojmë atë moment. Ndjej se kënga është interesante dhe të dyjat ndihen duke u dëgjuar”, thekson Quavo.
Quavo i cili është në lidhje me Cardi B shtoi: “Ne kemi bërë një moment të ri në hip hop”.
“Culture II” lansohet më 26 janar, vetëm dy ditë para ceremonisë Grammy. /Telegrafi/