Telegrafi

Mignolet ua rikthen tifozëve të Liverpoolit në kujtesë Kariusin, bëri gafë të madh tek goli i Sportingut  

Mignolet ua rikthen tifozëve në kujtesë Kariusin me gafën e bërë tek goli i Sportingut

Simone Mignolet ka bërë një gafë të madhe në ndeshjen miqësore të Liverpoolit ndaj Sporting Lisbonës.

Liverpool dhe Sportingu luajtën baras 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në mëngjesin e sotëm (e enjte) në New York.

Megjithatë, gafa e bërë nga portieri rezervë, Mignolet, ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e ndeshjes.

Lexo po ashtu Karius e përfundon vitin me Besiktasin në mënyrë të tmerrshme, reflekset e ish-portieri të Liverpoolit lënë shumë për të dëshiruar

Mignolet bërë një gafë të madhe duke pranuar një gol të lehtë nga një goditje prej 35 metrave nga Bruno Fernandes.

Ky gol i pranuar nga portieri belg ua ka rikthyer tifozëve të Liverpolit në kujtesë gjermanin Loris Karius, i cili ishte i njohur me gafat e tij.

Shumë tifozë bënë komente në rrjetet sociale pas gabimit të bërë nga Mignolet. /Telegrafi/