Simon Mignolet edhe një herë u ka bërë të ditur të gjithëve se ai nuk do të jetë portier i dytë te Liverpooli.
Belgu ka thënë se nuk do të pranon të ulet në bankën rezervë dhe do të luftojë për pozitën e të parit.
“Nuk kam qenë kurrë në bankën rezervë. Nuk dua dhe nuk do ta pranojë këtë”.
“Do vazhdoj të luftoj të rikthehem si portier i parë”, ka thënë Mignolet.
Portier i parë i Reds është Loris Karius. /Telegrafi/