Telegrafi

Mignolet nuk dëshiron të jetë portieri i dytë

1st October 2015 - UEFA Europa League - Group B - Liverpool v FC Sion - Liverpool goalkeeper Simon Mignolet - Photo: Simon Stacpoole / Offside.

Portieri i Belgjikës dhe Liverpoolit, Simon Mignolet nuk është aspak i kënaqur me situatën që po kalon.

Mignolet ka humbur vendin e titullarit tek skuadra e Jurgen Klopp por nuk i pëlqen një gjë e tillë.

Ai ka deklaruar se dëshiron të luaj çdo javë me Liverpoolin.

“Nuk është duke më pëlqyer kjo fazë që po kalon. Nuk dua të jem portieri i dytë në skuadër”.

“Do të luftojë shumë që ta rikthej besimin dhe ta marrë fanellën e titullarit, dua të luaj çdo javë”, deklaroi Mignolet.

“Jam 28 vjeç dhe nuk mund ta përballojë bankën. Dua të përmirësohem edhe më shumë”, ka thënë belgu.

Mediat në Angli kanë raportuar se Mignolet mund të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/