Site icon Telegrafi

Migjen Kelmendi: PDK mbetet forca politike pa të cilën nuk imagjinohet Kosova, na hala s’ja kena nis!

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Migjen Kelmendi ka thënë se PDK nuk është humbëse e këtyre zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka shkruar se PDK ka arritur t’i ruaj 170 mijë votat e saj dhe ta rris numrin e tyre për 10 mijë.

“PDK caktoi një standard të ri në demokracinë ballkanike: pranoi rezultatin brenda dy orësh dhe doli në opozitë. Diçka e paparë dhe e pa përjetuar në Ballkan”, ka shkruar Kelmendi.

Postimi i plotë:

Edhe ne keto zgjedhje e pame Demokracine se si veproi. Ne tane fuqine e saj.

Praptoi pushtetet, caktoi protagonistat dhe krijoi mundesi per standarde te reja.

Partia Demokratike nuk asht e humbuna e ketyne zgjedhjeve. Asht e shpetuemja e zgjedhjeve. Arriti me i ruejt 170 mije votat e veta dhe me e rrite numrin e tyne aprx. per 10 mije.

PDK caktoi nji standard te ri ne demokracine ballkanike: pranoi rezultatin mbrenda dy oresh dhe doli ne opozite. Diçka e papame dhe e paperjetueme ne Ballkan.

PDK ka shume nevoje per kete frymemarrje, per me vazhdue thellimin e reformes, per hapjen e matejme ndaj kuadrove te reja, dhe per detajimin e programit te saj per zhvillimin e Kosoves.

Personalisht, humba mundesine qe permes Kuvendit te Kosoves me i sherbye publikut. U jam mirenjohes gjithe atyne qe permes votes me mbeshteten dhe besojne, ashtu si une, te nji PDK dhe Kosove qe mundet me reformue veten dhe qeverisjen e ketij vendi. Ky qellim i perbashket ka me vazhdue me mbete motivi im ne angazhimin e ardhshem politik.

Por…mu nuk me ka ba partia, e as kishin me m’ba edhe 30 mije vota tjera…as ma te mire, e as ma te ri (fatkeqesisht:)

I bindun se ka shume hapsina e mundesi tjera me i sherbye publikut, se PDK mbetet forca politike pa te cilen s’un imagjinohet Kosova, se fuqia e saj ka me u pa edhe si lidere e opozites, po ju them:….na hala s’ja kena nis! /Telegrafi/

Exit mobile version