Site icon Telegrafi

Migjen Kelmendi i bashkohet PDK-së

Publicisti Migjen Kelmendi i është bashkuar ekipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lideri i rock bendit “Gjurmët” gjatë ceremonisë së bashkimit të tij me PDK-në është pritur nga disa të rinj të PDK-së në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, të cilët i dëshiruan mirëseardhje.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet faqes së tij në Facebook, e ka cilësuar Migjen Kelmendin si një prej ikonave të Prishtinës dhe një prej djemve më të mirë të saj.

“Të gjitha rrugët çojnë në PDK. ?

Migjen Kelmendi ka lënë shenjat e tij në historinë e Kosovës, me art, me publicistikë, me angazhim intelektual në luftë dhe në paqe.

Gjurmët e tij tani do t’i shohim edhe në ndërtimin e së ardhmes së shtetit tonë.

PDK është e nderuar që ekipit të saj të ri prej sot i është bashkuar një prej ikonave të Prishtinës, një prej djemëve më të mirë të saj. Mirë se erdhe, Migjen!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Exit mobile version