Site icon Telegrafi

Migjen Basha kthehet në Evropë, nënshkruan me Neuchatel Xamax

Migjen Basha i ka dhënë fund para disa muajsh aventurës me Melbourne Victory në Australi.

Mesfushori shqiptar iu bashkua gjigantit australian në verën e vitit 2019 nga Aris, por nuk qëndroi më shumë se një vit aty.

33-vjeçari ka vendosur të rikthehet në Evropë ku karrierën do ta vazhdoj në futbollin zviceran.

Basha ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën Neuchatel Xamax që bënë pjesë në Challange League të Zvicrës.

Për Bashën ky është një rikthim në Zvicër, pasi aty e nisi karrierën me Laussannen, ndërsa më vonë luajti edhe për Luzernin.

Basha ka karrierë mjaftë të pasur, kryesisht në futbollin italian ku ka luajtur për skuadra si Rimini, Frosinone, Atalanta, Torino, Bari e Como. /Telegrafi/

Exit mobile version