Vazhdon keqtrajtimi i të akuzuarve në rastin “Lagjja e Trimave”. Këtë e vërteton edhe njëri prej të akuzuarve Sevdail Miftari.
Miftari para tha para Gjykatës se njësiti special dhe policia gjatë rrugës i ka keqtrajtim.
“Po na malltretojnë, derisa po na sjellin në Shkup. Na shkelin me këmbë”, tha Miftari në seancën e sotme gjyqësore.
Në ndërkohë, sot po zhvillohet seanca e dytë, pas bashkimit të dy lëndëve në lidhje me ngjarjet në Kumanovë, raporton Portalb.
Për shkak të bashkimit të dy lëndëve, gjykatësja sipas procedurës ligjore, po i lexon deklaratat e mëparshme të dëshmitarëve. /Telegrafi/