Site icon Telegrafi

Miftari: Edo, 100% i Sigal Prishtinës

Miftari, të martën i ka thënë KosovaPressit, se Edmond Azemi do të mbetet në klubi. Sipas tij, Azemi 100 përqind mbetet tek “bardh e kaltrit”.

“Të gjitha ato që janë shkruar në mediat tona janë vetëm spekulime. Edmond Azemi 100 përqind do të mbetet në klub. Shumë shpejt ai do të rinovojë kontratën e re me klubin tonë”, ka thënë Miftari.

Ish-basketbollisti i disa skuadrave elitare të vendit tonë, ka folur edhe për trajnerin e ardhshëm të Sigal Prishtinës.

Miftari thotë se në opsion është një trajner turk dhe një maqedon, por sipas tij, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

“Ne jemi duke biseduar me një trajner turk dhe një maqedon. Emrat e tyre nuk mund t’i publikojmë për arsye të ndryshme, por ne jemi negociata të vazhdueshme me këta dy trajner. Mendoj se brenda kësaj jave ose më së largu në javën që vjen do të prezantohet trajneri i ri”, tha Miftari. /Telegrafi/ 

Exit mobile version