Telegrafi

Miftaraj, pas kërkesës së Haradinajt për rinumërim të votave: Nuk është fontanë dëshire, por çështje procedure

Ehat Miftaraj nga KDI

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar sot pas deklaratës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për rinumërim të plotë të votave.

Miftaraj tha se rinumërimi i votave nuk është fontanë dëshirash, por çështje procedure.

Lexo po ashtu Haradinaj: Kriminelët e votës duhet të përfundojnë në burg, kërkojmë rinumërim të plotë

Lexoni të plotë postimin në Facebook:

Rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontanë dëshirash, por procedurë!

Vetëm pse dikujt i teket pas konsumimit të një xhygym çaji me i ri numërua votat nuk do të thotë se është legjitime dhe e drejtë.

Procesi i ankimimit është në Gjykate Supreme dhe ajo e vlerëson çdo ankese veç e veç.  Durim dhe respektim i autoritetit të Gjykatës Supreme deri nesër dhe ruajtje e integritetit të procesit zgjedhor. /Telegrafi/