Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar sot pas deklaratës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për rinumërim të plotë të votave.
Miftaraj tha se rinumërimi i votave nuk është fontanë dëshirash, por çështje procedure.
Lexoni të plotë postimin në Facebook:
Rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontanë dëshirash, por procedurë!
Vetëm pse dikujt i teket pas konsumimit të një xhygym çaji me i ri numërua votat nuk do të thotë se është legjitime dhe e drejtë.
Procesi i ankimimit është në Gjykate Supreme dhe ajo e vlerëson çdo ankese veç e veç. Durim dhe respektim i autoritetit të Gjykatës Supreme deri nesër dhe ruajtje e integritetit të procesit zgjedhor. /Telegrafi/