Site icon Telegrafi

Mielli nga Kosova dukshëm më kualitativ se ai i Shqipërisë (Dokument)

Kompania zvicerane SGS që merret me analiza laboratorike, ka konstatuar se mielli nga Shqipëria është nder më të dobëtit në rajon.

Po ashtu, sipas këtyre analizave del që mielli nga Kosova është dukshëm më i mirë se të gjithë tjerët dhe me kualitet të lartë.

Indeksonline ka siguruar analizën e SGS-së për miellin nga Shqipëria të kompanive Atlas dhe Agroblobe.
Brendi i miellit OLA të kompanisë Atlas ka përmbajtjen e proteinës 10.89%, kurse brendi i miellit Apollon i kompanisë Agroglobe ka përmbajtjen e proteinës në miell 10.86%.

Në shtet evropiane, cilësia e miellit është e pranueshme edhe me 9 për qind të proteinës, kurse Kosova qëndron dukshëm më mirë në këtë vlerë. Ajo çfarë ka kërkuar ministria e Bujqësisë e Shqipërisë që vlera e proteinës së miellit të jetë 12.30 për qind, vlerësohet absurde dhe vendim tendencioz. /Indeksonline/Telegrafi/

Exit mobile version