Telegrafi

Mielli mbulon gjithçka, zbrazet nga rimorkio e kamionit që pësoi aksident (Video)

Kamioni që po transportonte miell nëpër Saratov të Rusisë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur për një ndërtesë banimi.

Për pasojë, tërë hapësira është mbushur me ngarkesën që ndodhej në rimorkio, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, kur pluhuri i bardhë mbuloi gjithçka dhe për një kohë pamundësoi pamjen e lirë.

Ende nuk është bërë e ditur për ndonjë lëndim të rëndë, apo vlerën e dëmtimit që ka shkaktuar përplasja. /Telegrafi/