Telegrafi

Mido zbulon se si Ibrahimovici i ‘vodhi’ transferimin te Juventusi

Ish-sulmuesi i Romës dhe Tottenhamit, egjiptiani Mido, ka zbuluar një histori interesante kur ai ishte futbollist aktiv. 

Ai kishte luajtur me skuadër me Zlatan Ibrahimovicin te Ajaxi, por një vit më herët se ai kishte lënë klubin holandez për tu transferuar te Marseille.

“Ishte mbyllur gjithçka që unë të shkoja te Juventusi, ndërsa Ibrhimovic duhej të shkonte te Roma”.

“Isha në aeroport kur mora thirrje nga Raiola që në tha të mos shkoja në Torino. Juventusi kishte arritur marrëveshje me Ibrën dhe unë shkova në Romë”, ka thënë Mido.

Mido kishte kaluar nha Marseille në Romë, ndërsa shumicën e karrierës e kishte kaluar  në Angli. /Telegrafi/