Telegrafi

Mido: Raiola do ta largojë Pogban nga Unitedi, edhe nëse i ofrojnë shiritin e kapitenit

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, mund të lëvizë këtë verë me urdhrin e agjentit të tij ka thënë ish-sulmuesi i njohur egjiptian Mido.

Pogba është lidhur vazhdimisht me Real Madridin , pasi menaxheri i tyre Zinedine Zidane është një admirues i njohur.

Sipas ish-sulmuesit egjiptian Mido, agjenti i Pogbas, Mino Raiola, do të bëjë gjithçka për t’i bërë atij një lëvizje të madhe këtë verë.

Lexo po ashtu Mido i befason të gjithë me humbjen e madhe në peshë dhe rikthimin e fizikut prej një sportisti

“Agjenti i Pogbas është Mino Raiola – Mino ishte agjenti im për dhjetë vjet dhe ai e di atë që po bën, më besoni”, ka thënë fillimisht Mido për talkSPORT.

“Ai mendon tani se ndoshta është koha e duhur që Pauli të largohet”.

“Ai e di se do të jetë nën presion në sezonin e ardhshëm kështu që, më besoni, Mino do të jetë në kërkim të një klubi tjetër”.

“Nuk e shoh Pogban të qëndrojë në Manchester United, edhe nëse i ofrojnë atij shiritin e kapitenit”.

Lexo po ashtu United me plan për ta mbajtur Pogban, ia ofron shiritin e kapitenit

“Natyrisht, Zidane e do Pogbën. Ai e do atë. Zizou e di se si të merret me djemtë francezë, e njeh mentalitetin, pasi francezë janë ndryshe, pak më të mërzitshëm”.

“Ai është bërë i shkëlqyeshëm me Karim Benzeman dhe ai e di se si të fitoj më të mirën nga Pogba”, përfundoi ish-ylli i Tottenhamit. /Telegrafi/