Telegrafi

Mido për rikthimin e Zidanes te Real Madridi: Njeriu nuk bën të martohet dy herë me të njëjtën grua

Mido ka kritikuar Zinedine Zidanen për rikthimin e tij te Real Madridi për herë të dytë si trajner.

Legjenda e futbollit ka thënë se strategu francez nuk duhet të kthehej te Los Blancos, pasi ky është një rregull sikurse martohesh një herë dhe jo dy herë me një grua.

“Real Madrid më pëlqen shumë si skuadër, madje them se është skuadra ime e preferuar në La Liga”, ka thënë Mido për AS.

“Por, sipas mendimit tim, kthimi i Zidane nuk ka sjellë asgjë për Realin. Siç thuhet në këto raste ‘mos u marto dy herë me të njëjtën grua”.

Lexo po ashtu Dalin pamjet e para se si mund të duken fanellat e Real Madridit për sezonin 2020/21

“Hera e parë për të ishte e shkëlqyer, madje as unë nuk e prisja, por hera e dytë është fundosje për të dhe nuk mund të sjell ndryshime aty”, ka shtuar më tej ai.

Real Madridi vazhdon të jetë në luftë për titullin e La Liga-s dhe në garë për Ligën e Kampionëve, por që Florentino Perez thuhet se po kërkon një trajner të ri. /Telegrafi/