Telegrafi

Mido i befason të gjithë me humbjen e madhe në peshë dhe rikthimin e fizikut prej një sportisti

(Foto: Instagram/ahmedhossammido)

Ish-futbollisti egjiptian, Mido, është rikthyer me disa fotografi që kanë befasuar rrjetet sociale, pasi ka rikthyer edhe një herë vijat trupore prej një sportisti.

Sulmuesi i dikurshëm ishte kritikuar jashtë mase vitin e kaluar për mbipeshën e tij, pasi në pushimet që i kishte kaluar, ishte shfaqur në disa imazhe që tregonin barkun e tij të rritur dhe alkoolin që po e konsumonte.

Por, Mido i ka bërë një regjim vetes, duke u stërvitur për një vit në palestër, ndërsa rezultatet kanë qenë menjëherë të dukshme, pasi është rikthyer në linjat që i kishte kur ishte futbollist profesionist.

“Gjëja më e rëndësishme është që të besoni në vetën tuaj. Mbështetni veten dhe qëllimet që keni në jetë, pasi vetëm me punë mund t’i realizoni ëndrrat e juaja”, ka shkruar Mido.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mido

Egjiptiani po krahasohet tani me Cristiano Ronaldon dhe Mario Balotellin për vijat trupore, pasi mund të shikoni se si ka arritur t’i kthejë muskujt që i kishte kur ishte futbollist. /Telegrafi/