Ish-futbollisti egjiptian, Mido, është rikthyer me disa fotografi që kanë befasuar rrjetet sociale, pasi ka rikthyer edhe një herë vijat trupore prej një sportisti.
Sulmuesi i dikurshëm ishte kritikuar jashtë mase vitin e kaluar për mbipeshën e tij, pasi në pushimet që i kishte kaluar, ishte shfaqur në disa imazhe që tregonin barkun e tij të rritur dhe alkoolin që po e konsumonte.
Por, Mido i ka bërë një regjim vetes, duke u stërvitur për një vit në palestër, ndërsa rezultatet kanë qenë menjëherë të dukshme, pasi është rikthyer në linjat që i kishte kur ishte futbollist profesionist.
“Gjëja më e rëndësishme është që të besoni në vetën tuaj. Mbështetni veten dhe qëllimet që keni në jetë, pasi vetëm me punë mund t’i realizoni ëndrrat e juaja”, ka shkruar Mido.
Egjiptiani po krahasohet tani me Cristiano Ronaldon dhe Mario Balotellin për vijat trupore, pasi mund të shikoni se si ka arritur t’i kthejë muskujt që i kishte kur ishte futbollist. /Telegrafi/