Telegrafi

Midis verës, bie dëborë në kufirin mes Lombardisë dhe Tirolit të Jugut

Edhe pse në Kosovë po mbretëron një mot i nxehtë, një pjesë e italianëve u befasuan në pikun e verës.

Vala e motit të keq që kanë mbretëruar në Lombardi gjatë ditëve të fundit, ka bërë të ndikojnë edhe në rajonin e Pass Stelvios, në kufirin midis Lombardisë dhe Tirolit të Jugut, shkruan ilmeteo.

Dhe kështu, në muajin gusht, dëborë ka rënë në Alpet italiane. Që nga mbrëmja e djeshme, e hënë 3 gusht, “fjollat” e dëborës kanë zbardhur rrugët dhe gjithashtu tarracën e hotelit Pirovano, i cili gjendet në lartësinë mbidetare rreth 3000 metra, transmeton Telegrafi.

Por, mediat italiane raportojnë se kjo gjë është normale në Stelvio, përkundrazi edhe në vitet e kaluara nuk kishte mungesë të reshjeve të dëborës gjatë verës.

Sigurisht të shohësh dëborën duke rënë në gusht është ende një pamje interesante. /Telegrafi/