Site icon Telegrafi

Midhje të fërguara

Nevojiten:

* 2 kavanozë midhje
* vaj për fërgim
* 1/3 filxhan çaji
* miell, l filxhan çaji
* 3 vezë
* tufë majdanoz
* kripë e piper
* l filxhan kafeje birrë

Përgatitja:

Midhjet kullohen dhe u hidhet kripë e piper. Përgatitet një qull i hollë për fërgim me miell, vezë, birrë dhe pak ujë. Qulli duhet të ketë trashësi të tillë që kur të zhytet në të maja e lugës të vishet me një shtresë të hollë.

Vihet tigani me vaj në zjarr dhe kur të nxehet, futen midhjet e kaluara në miell e pastaj në qull. Skuqen 3-5 minuta. Kullohen mirë nga yndyra.

Vihen në pjatancë dhe u hidhet përsipër majdanoz i grirë hollë.

Gjella është gati për t’u shërbyer. Shoqërohet edhe me ndonjë sallatë të stinës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version