Telegrafi

Microsoft zbulon modelin e ri të telefonit, Lumia 830?

Në fakt, njëri ndër modelet e vetme të lansuara nga Microsoft ka qenë Nokia X2 – modelin e bazuar në sistemin operativ Android, por me ndërfaqe të personalizuar të platformës mobile të Microsoft.

Megjithatë, thashethemet e reja pretendojnë se Microsoft është duke i përgatitur disa modele të reja të telefonave të linjës Lumia, dhe njëri prej tyre tani është prezantuar pjesërisht nga Microsoft, raporton BGR.

Faqja kineze WPDang ka zbuluar një seri të fotografive të modelit të ri të telefonit të Microsoft.

Edhe pse dihet shumë pak në lidhje me këtë model, sipas këtyre burimeve thuhet se modeli i ri i telefonit të bazuar në Windows Phone do të lansohet si Lumia 830, dhe gjykuar nga pamja mund të thuhet se mbështjellësi i këtij modeli të telefonit do të jetë prej metali dhe plastika, ngjashëm sikurse Lumia 925. /Telegrafi/