Telegrafi

Microsoft zbulon logon e re

Megjithatë, kjo gjë ka ndryshuar javën e kaluar kur kompania ka vendosur që të zbulojë logon e re, për të prezantuar guximin e kompanisë, sistemin e saj të ri operativ, si dhe të ardhmen e saj për të cilën shpresojnë se do të jetë më e ndritur.

Logoja e re vjen vetëm disa javë pas lansimit të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili gjithashtu ka marrë një pamje të re para disa muajsh.

Për ndryshimin e saj të fundit, Microsoft sqaron “Logoja e kompanisë ka dy komponenta – logotipin dhe simbolin. Për logotip, ne kemi përdorur shkronjat e tipit Segoe të cilin e përdorim në produktet dhe marketingun e kompanisë. Logoja synon të paraqes botën në lëvizje, ndërsa ngjyrat e ndryshme në simbol paraqesin produktet e ndryshme të ofruara nga kompania”. / Telegrafi /