Telegrafi

Microsoft zbret çmimin e tabletit Surface RT

Zbritja e çmimit për modelin 32GB Microsoft Surface RT për 33 për qind tashmë ka ndodhur edhe në Evropë, ku çmimi i tabletit në Mbretërinë e Bashkuar është zbritur në 279£ nga 399£ sa ishte më herët, dhe 329€ në Gjermani, 339€ në Francë, 337€ në Itali dhe 329 në Spanjë. 

Çmimet e reja gjithashtu janë reflektuar edhe në faqen zyrtare të Microsoft për modelin 32GB Surface RT dhe Touch Cover, i cili tani vjen për 429€. / Telegrafi /