Kjo pasi që kompania amerikane ka njoftuar dje gjatë ditës se Windows do të ofrohet pa pagesë për të gjithë prodhuesit e pajisjeve mobile, si telefonat e mençur, tabletët dhe pajisjet tjera të lidhura me internet, madhësia e ekranit të të cilave është më e vogël se 9 inç.
Dhe ky vendim i Microsoft mund të vlerësohet si tepër i rëndësishëm, kur dihet se çmimet e licencave për softuerin e saj kanë qenë ndër burimet kryesore të të hyrave për kompaninë amerikane.
Me këtë vendim, Microsoft është duke u përpjekur shumë që të luftojë me rivalët e saj kryesor, si Android dhe Chrome OS, të cilat tashmë dihet se popullaritetin e tyre e kanë arritur pikërisht për shkak të ofrimit pa pagesë për prodhuesit. / Telegrafi /