Sot dhe nesër në Shkup mbahet Microsoft Vision: Reloaded, aktiviteti më i madh dhe më i rëndësishëm i teknologjisë informatike dhe sektorit të afarizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konferenca organizohet nga Microsoft Maqedonia, ndërkaq pritet pjesëmarrja e mbi 300 liderëve afarist, profesionistë të TI-së dhe partnerë nga vendi dhe më gjërë.
Në konferencë do të sigurohen edhe vauçerë falas për 30 kandidatë të punësuar në administratën publike për të dhënë provimin e Microsoft Office Specialist./Telegrafi/