Në fakt, me rastin e njoftimit mbi bashkëpunimin nuk janë dhënë informata konkrete mbi aspektet financiare të marrëveshjes.
Por, sipas Bloomberg, Microsoft do t’i paguajë Nokias më shumë se një miliard dollarë për zhvillimin e aparaturave të bazuara në Windows Phone 7, ndërsa në shkëmbim Nokia do t’i paguajë licencë Microsoftit për secilin telefon celular të shitur që është i bazuar në sistemin operativ WP7.
Marrëveshja ndërmjet dy kompanive duhet të zgjasë më shumë se pesë vite, mirëpo ende nuk është nënshkruar zyrtarisht. /Telegrafi/