Duke folur për Official Xbox Magazine, Yusuf Mehdi, zëvendës presidenti i kompanisë për Interactive Entertainment Business, ka thënë se Microsoft është duke synuar të shesë 25 milionë njësi të Xbox 360, për periudhën e pesë viteve të ardhshme.
Për 28 muaj rresht, Xbox 360 ka qenë konsola më e shitur në treg, mirëpo shitjet e konsolës e cila tani i mbush 8 vjet kanë filluar të stagnojnë.
Zbritja e çmimit për Xbox 360 mund t’i ndihmojë kompanisë Microsoft në arritjen e qëllimit, mirëpo Microsoft ka shtuar edh funksione të reja në konsolë, për tu siguruar se do ta arrijë qëllimin. / Telegrafi /