Telegrafi

Microsoft Surface vjen në shtator

Për të parën herë, SUR40 është paraqitur në CES 2011, ndërsa për të gjithë ata që nuk e dinë se për çka po flasim, atëherë duhet të thuhet se ky është një kompjuter i veçantë me ekran të ndjeshëm në prekje me 40 inç, dhe i njëjti i dedikohet industrive të caktuara, si shitjet me pakicë, agjencive të promovimit, atyre automobilistike, apo organizatave financiare.

SUR40 është i pajisu me procesor AMD Athlon II X2 Dual-Core 2.9GHz, i cili është i çiftëzuar me AMD Radeon HD 6700M Series GPU – DirectX 11, dhe sistemin operativ Windows 7 Professional 64-bit, dhe Surface 2.0 SDK.

Surface i Microsoft-it është një kompjuter me sistem operativ me “multi-touch” nga Microsoft, i cili ka qenë zhvilluar si një kombinim i teknologjisë me harduer dhe softuer, e cila e lejon një përdorues, apo përdorues të shumtë, që të manipulojnë me përmbajtje digjitale përmes përdorimit të gjesteve me të dy duart apo të lëvizjes së objekteve fizike. / Telegrafi /