Telegrafi

Microsoft Surface Pro 4 vjen në tetor!

Ndërkohë sipas raporteve të reja thuhet se Microsoft Surface Pro 4 do të lansohet në tetor, bashkangjitur me sistemin operativ Windows 10.

Lajmi bëhet i ditur nga Digitimes, të cilët kanë deklaruar se informata vjen direkt nga linja e ofertës së kompanisë Microsoft.

Microsoft thuhet të lansojë dy versione të tabletit Surface Pro 4, njërin me ekran prej 14” dhe tjetrin me 12” madhësi të ekranit.
Të dy pajisjet do të kenë rezolucione prej 2160 me 1440 piksel. (Telegrafi)