Microsoft së fundi ringjalli linjën e saj të tabletëve Surface me modelin e fundit, Surface Pro 3 dhe natyrisht shumë njerëz kanë filluar të pyesin për planet e kompanisë amerikane për nisjen e modelit të ri të tabletit – Surface Pro 4.
Nëse raportet mediale janë për t’u besuar, atëherë thuhet se Microsoft është duke e planifikuar lansimin e pasardhësit të Pro 3, përkatësisht modelit Surface Pro 4 i cili mund të vijë këtë muaj.
Microsoft ende nuk i ka zbuluar planet e saj për tabletin dhe pse në konferencën e saj të fundit që e mbajti javën e kaluar, kompania nuk foli për ndonjë pajisje të re, konkretisht.
Sipas thashethemeve të shumta thuhet se Surface Pro 4 do të pajiset me procesorin e ri të Intel Core i-series, dhe do të vijë me një dizajn edhe më të hollë sesa modeli paraprak. (Telegrafi)