Telegrafi

Microsoft Surface, një super-model për të garuar me rivalët?

Sipas një raporti të kohëve të fundit, thuhet se modeli i ri i telefonit – Microsoft Surface është koduar me emrin Juggernaut Alfa dhe pajisja me sa duket do të vijë me disa specifika mbresëlënëse.

Microsoft Surface është përfolur të vijë me një ekran prej 5.5 inç dhe ekranin Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve si dhe nga procesori i Intel, Atom X3 64-bit.

Karakteristikat tjera thuhet se do të përfshijnë dy opsione të ndryshme të telefonit dhe RAM memories, ku njëri do të vijë me 3GB dhe tjetri me 4GB RAM si dhe zgjedhjen mes 64GB ose 128GB memorie të brendshme.

Microsoft Surface gjithashtu do të vijë me një kamerë 8MP Zeiss me kënd të gjerë në pjesën e përparme dhe një kamerë kryesore me 21MP PureView. (Telegrafi)